Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba e ka përshkruar vetën si të vdekur.
Pogba e bëri këtë pretendim alarmues pas ndalimit të tij nga futbolli për doping, duke thënë se ai “nuk ekziston më“.
Pogba tha se si futbollist, sukseset dhe arritjet e dikujt mund të harrohen në një minutë.
Mesfushori francez aktualisht po vuan një pezullim prej katër vitesh, i cili iu dha për testimin pozitiv për metabolitët e testosteronit në sistemin e tij.
Pogba, aktualisht nën kontratë me Juventusin, bëri një pretendim rrëqethës në një intervistë të fundit.
Ai tha: “Futbolli është shumë i bukur, por është mizor. Mund të bësh diçka të madhe dhe të nesërmen të jesh askushi. Kam mbaruar, kam vdekur. Paul Pogba nuk ekziston më”.