Paul Pogba është zotuar se Franca do të kthehet më e fortë pas daljes së tyre të hershme nga Euro 2020, duke thënë se ndonjëherë futbolli mund të jetë mizor por edhe i bukur.
“Loja na solli trishtim neve, por lumturi për kundërshtarët tanë. Kjo është bukuria e futbollit. Sigurisht, të gjithë dëshironim që të kishim një rezultat pozitiv.
Faleminderit shumë për të gjithë fansat tanë në të gjithë globin. Ju na dhatë shpresë dhe gëzim gjatë të gjitha lojërave tona. Ne do të mbajmë kokën lart dhe do të kthehemi më të fortë.
Në fund, unë dua t’a uroj Zvicrën”, shkroi mesfushori i Manchester United, i cili shënoi golin e tretë për francezët.
Franca tani do të ketë dy muaj për të pastruar pluhurin, përpara se të rinisë fushatën e tyre të fundit kualifikuese të Kupës Botërore.
Deschamps është vendosur të qëndrojë në krye deri në Katar 2022, me gjithë dështimin e vendit të tij në Euro, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv.
Ndeshjea e tyre e radhës luhet me Bosnjë-Hercegovinë, më 1 shtator.