UBT News

Paul O’Grady ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare

Ylli televiziv dhe komediani Paul O’Grady ka vdekur në moshën 67-vjeçare, ka thënë partneri i tij Andre Portasio.

Në një deklaratë, ai tha se O’Grady vdiq “papritur por në mënyrë paqësore” të martën në mbrëmje.

Prezantuesi, që ka lindur në Merseyside, ka drejtuar një numër shfaqjesh lojërash, përfshirë Blankety Blank në fund të viteve ’90.

Karriera e tij zgjati më shumë se 30 vjet, gjatë së cilës ai drejtoi shfaqjet e Paul O’Grady, Blind Date dhe For The Love Of Dogs./UBTNews/

Exit mobile version