UBT News

Patrice Evra dënohet për komentet homofobike që bëri në internet

Ish-ylli i Manchester United dhe Kombëtares së Francës, Patrice Evra u dënua sot penalisht për abuzim homofobik në internet.

Evra, 41 vjeçar, nuk ishte sot në gjykatë në Paris kur u dënua me 1,000 euro gjobë, dhe u urdhërua të paguajë 2,000 euro kompensim drejt dy grupeve kundër urrejtjes së homoseksualëve.

“Stop Homophobia” dhe “Mousse” u ankuan në mars të vitit 2019 kur Evra postoi një video të tij në rrjetet sociale, për ndeshjen mes Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Duke pretenduar se klubi i tij i vjetër ishte më i fortë se PSG, Evra shtoi: “Këtu, janë burrat që flasin”.

“Mousse” dhe “Stop Homophobia”, të mbështetur nga kolektivi anti-homofobi “Rouge Direct”, bënë menjëherë një ankesë për fyerje publike ndaj një grupi njerëzish për shkak të orientimit të tyre seksual.

Gjyqtari hetues i çështjes e riklasifikoi denoncimin në “fyerje jo publike” dhe e dërgoi çështjen në Gjykatën e Parisit.

Gjykatësi vendosi se Evra, e cili tani jeton në Dubai, ishte shprehur në një mjedis privat për realizimin e një videoje e cila më vonë u postua në Snapchat pa dijeninë e tij.

Pas dënimit të së enjtes, avokati i ankuesve, Etienne Deshoulieres, lëshoi një deklaratë duke thënë: “Vërejtjet homofobike të një personaliteti si Patrice Evra nxisin urrejtjen dhe dhunën kundër personave LGBT, veçanërisht në vendet ku homoseksualiteti shtypet penalisht, si në Senegal, vendi nga vjen Patrice Evra”.

Exit mobile version