UBT News

U kritikua për kthimin direkt në punë pas vdekjes së të birit, Nick Cannon arsyeton vendimin

Nick Cannon foli për vendimin e tij për t’u rikthyer në punë pasi njoftoi vdekjen e djalit të tij 5-muajsh, Zen, i cili vdiq këtë javë nga një tumor në tru, përcjell UBT News.

Ndonëse u kthye në punë pas vdekjes së djalit të tij më të vogël, Zen Scott Cannon, sipas tij kjo nuk do të thotë se ishte një vendim i lehtë për të.

Gjatë monologut hapës në “The Nick Cannon Show”, 41 vjeçari falënderoi fansat për mbështetjen e tyre dhe u tregua i sinqertë se pse vendosi të kthehej në punë kaq shpejt pas vdekjes së djalit të tij.

“Shumë njerëz vazhdojnë të më pyesin ‘Pse je në punë?’ sidomos anëtarët e familjes sime” tha ai. Ai shtoi se ata i thanë të lejoj veten të jetë vetvetja pas vdekjes së të birit.

“Unë e vlerësoj këtë, të gjitha ato këshilla dhe e di që vijnë nga kujdesi. Por për mua, kjo nuk është punë, kjo është dashuri”.

“Jam i pikëlluar. Ndihem fajtor në shumë nivele”, tha ai gjatë monologut.

Cannon ndau gjithashtu foton e fundit që bëri Zen me nënën e tij, Alyssa Scott, teksa ajo e mbajti atë në plazh të dielën./UBTNews/

Exit mobile version