Me thirrjet “Ju jeni vrasës, jep dorëheqjen!”, po protestohet para Ministrisë së Brendshme në Shqipëri, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga një efektiv policie, pas nuk iu bind urdhërit për tu ndalur.
Protestuesit kanë kaluar gardhin e efektivëve të Policisë, dhe i janë afruar objektit, pastaj kanë filluar të hedhin shishe dhe objekte të tjera në drejtim të Ministrisë.
Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj./UBTNews