UBT News

Pas vdekjes së regjisores Burbuqe Berisha, reagon MKRS-ja

Sot u nda nga jeta regjisorja e mirënjohur, Burbuqe Berisha. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me anë të një shkrimi në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve e bashkëpunëtorëve të saj.

“Me pikëllim ju njoftojmë se sot në mesditë në Ministrinë e Kulturës papritmas ka ndërruar jetë regjisorja e filmit dhe teatrit Burbuqe Berisha. Jemi thellësisht të prekur nga kjo ngjarje dhe u shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar. Berisha në vitin 2019 mori çmimin kombëtar për kinematografi.

Ajo ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, si producente në Kosova Film, po ashtu ishte drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota”.

Së fundi ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version