UBT News

Pas tetë sezonesh, Lisa Rinna njofton largimin e saj nga “The Real Housewives of Beverly Hills”

Pas tetë sezonesh, Lisa Rinna ka njoftuar se do të largohet nga “The Real Housewives of Beverly Hills”.

“Kjo është puna më e gjatë që kam mbajtur në karrierën time 35 vjeçare dhe u jam mirënjohëse të gjithëve në Bravo dhe të gjithë atyre që janë përfshirë në serial”, tha Rinna. “Ka qenë një rrugëtim argëtues tetëvjeçar dhe jam ie emocionuar për atë që do të vijë”.

Po pse Rinna ka zgjedhur të largohet nga Bravo?
E! News ka mësuar se kontrata e Rinna-s skadoi në fund të sezonit të kaluar, i 12-ti i RHOBH, duke e lënë atë të shqyrtojë opsionet aktuale dhe detyrimet e biznesit. Në fund të fundit, ikja e saj ishte një vendim i përbashkët mes saj dhe rrjetit.

Shfaqja prezantoi shikuesit me jetën në shtëpi që ajo ndan me bashkëshortin Harry Hamlin dhe vajzat e tyre Delilah Belle, 24 vjeç dhe Amelia Grey, 21 vjeç./UBTNews/

Exit mobile version