Ekipi që luan në Bundesliga 2 të Gjermanisë, FC Schalke 04 pas sulmeve të ditës së sotme të Rusisë në shtetin e Ukrainës, ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin me sponsorin kryesor ‘Gazprom’, pas një kohe shumë të gjatë. Kompania ‘Gazprom’ është një kompani gjigante ruse.

“Pas zhvillimeve të fundit, FC Schalke 04 ka vendosur të heqë logon e sponsorit kryesor GAZPROM nga bluzat e tyre. Ai do të zëvendësohet me shkronja që lexon “Schalke 04”, është thënë në njoftimin zyrtar të klubit./UBTNews/