UBT News

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Squid Game”, Netflix ndërmerr këtë hap

“Squid Game” është shaqja më e shikuar ndonjëherë në Netflix, pasi ky shërbim i transmetimit hapi një uebsajt që mat shifrat e shikueshmërisë në përpjekje për të rritur transparencën.

Netflix i dha fund 14 viteve të fshehtësisë me lansimin e uebsajtit të matjeve, Netflix Top 10, i cili rendit shfaqjet dhe filmat më të njohur televizivë të Netflix si në nivel global ashtu edhe në më shumë se 90 vende individuale. Dhe padyshim që në Netflix kryeson listën hiti korean “Squid Game”.

Sezoni i parë i serialit arriti 1.6 miliard shikime brenda 28 ditësh së lansimit – dhe për nëntë javë qëndroi në topdhjetëshen e serialeve më të mira të Netflix. Madje vetëm në javën e fundit, ky serial arriti 42 milionë e 790 mijë shikues globalisht.

Filmi “Red Notice”, ku shkëlqejnë aktorët Dwayne Johnson, Gal Gadot dhe Ryan Reynolds, arriti 148.7 milionë shikime globalisht që nga debutimi më 12 nëntor në Netflix.

Javën e kaluar, sezoni i tretë i “Narcos: Mexico”, ishte më i popullarizuari, me 50.3 milionë shikime.

Netflix tradicionalisht ka hezituar të publikojë shifrat e shikueshmërisë që nga fillimi i transmetimit në vitin 2007.

Çdo të martë, Netflix do të përditësojë faqen me 10 seritë dhe filmat më të mirë në shërbimin e transmetimit./UBTNews

Exit mobile version