UBT News

Pas Spanjës, Shqipëria aranzhon një tjetër ndeshje miqësore

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se kuqezinjtë do të zhvillojnë një tjetër ndeshje miqësore në muajin mars.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Edi Reja do të ballafaqohet me Gjeorgjinë më datën 29 mars dhe ky do të jetë ballafaqimi i 14-të ndërmjet këtyre dy vendeve.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është rënë dakord që ndeshja të luhet në Shqipëri, ndërkohë që stadiumi dhe ora e sfidës mbeten ende për t’u përcaktuar.

Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballuar 13 herë në të kaluarën me një bilanc prej 3 fitoresh për kuqezinjtë, 3 barazime dhe 7 fitore për gjeorgjianët. Nga këto, 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për eliminatore Europiani e Botërori dhe 4 kanë qenë miqësore.

Tre ditë para përballjes me Gjeorgjinë (26 mars), Shqipëria do të luaj kundër Spanjës, në një sfidë po ashtu me karakter miqësor.

Exit mobile version