UBT News

Pas skandalit të tradhtisë, Adam Levine shihet në plazh me gruan e tij dhe fëmijët

Adam Levine po shijonte një ditë plazhi me gruan e tij shtatzënë, Behati Prinsloo, dhe dy vajzat e tyre në Montecito, Kaliforni, mes skandalit të tij që mori shumë vëmendje nga mediat.

Vetëm disa javë më parë, një mori grash dolën publikisht me mesazhe që dyshohet se u ishin dërguar atyre nga këngëtari. Postime të ndryshme u shfaqën pasi modelja e Instagramit, Sumner Strohl, pretendoi në një video në TikTok se ajo kishte një lidhje jetëshkurtër me këngëtarin e “Sugar”.

Ajo pretendoi se marrëdhënia fizike me Levine filloi në vitin 2021 kur ajo ishte një “e re” dhe “naive” e sapodiplomuar në kolegj, dhe ishte “definitivisht shumë e lehtë për t’u manipuluar”.

Pas pretendimeve të saj, të paktën pesë gra të tjera dolën publike me ndërveprimet e kaluara që dyshohet se kishin pasur me Levine.

Prinsloo thuhet se fillimisht ishte “shumë e mërzitur” për pretendimet, por nuk ka treguar aq shumë në publik. Vetëm javën e kaluar, ajo u pa duke qëndruar në prapaskenë në një koncert të Maroon 5 në Las Vegas dhe është fotografuar duke u kapur për dore me Levine në disa raste të tjera./UBTNews/

Exit mobile version