Presidenti tunizian Kais Saied dekretoi vendosjen e gjendjes së shtetrrethimit në të gjithë territorin e vendit nga orë 19:00 deri në në 06:00, duke filluar nga 26 korriku deri më 27 gusht.
Vendimi ky që vjen pasi Kreu i Shtetit njoftoi ngrirjen e aktivitetit parlamentar për 30 ditë dhe shkarkimin e Kryeministrit dhe dy ministrave. Parlamenti u përgjigj duke i përcaktuar këto vendime si të pavlefshme.
Shtetrrethimi i vendosur nga Presidenti Saied ndalon lëvizjen midis qyteteve jashtë orarit të lejuar: të vetmit që do të përjashtohen do të jenë punëtorët e natës. Në hapësirat publike, tubimet e tre ose më shumë njerëzve do të ndalohen, gjithashtu u mbyll dhe dega tuniziane e stacionit televiziv arab Al Jazeera.
Kreu i shtetit, pas një takimi me udhëheqësit e sindikatës, ftoi popullsinë “të qëndrojë e qetë dhe të mos iu nënshtrohet provokimeve”.