UBT News

Pas rënies së numrit të pacientëve me Covid-19 në QKUK, rifillon puna në ambulancat specialistike

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton qytetarët se nga data 22 shtator 2021 (e mërkurë), do të rikthehet puna në ambulanca specialistike, për shkak të rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.

“Poashtu, nga dita e sotme, 20 shtator 2021, hapësirat e klinikave interne janë liruar, më nuk ka pacientë me COVID-19. Pritet që pas dezinfektimit të hapësirave klinikat të kthehen në hapësirat e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.

Postimi origjinal i ShSKUK:
https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2999455220371264

Exit mobile version