Rrjeta të mëdha merimangash kanë mbuluar zonën rurale në Australi, në atë që shumë e quajnë “apokalipsi merimangë”, në një kohë që vendi po lufton me “murtajën biblike” nga minjtë
“Batanije” të trasha me rrjetë merimange janë fotografuar të shtrira në të gjithë rajonin Gippsland, pavarësisht se rajoni i Victorias prej disa ditësh ishte përfshirë nga përmbytjet.
Rrjetat që mbulojnë shkurret, barin dhe shenjat rrugore, tregojnë përpjekjet e merimangave për t’iu larguar përmbytjeve dhe për të kërkuar strehim në një vend më të lartë.
Fotografitë, të shpërndara në Reddit, u postuan së bashku me mbishkrimin: “Nëse përmbytjet nuk do të ishin të mjaftueshme, unë ju prezantoj me apokalipsin e merimangave”.
Shteti juglindor është goditur prej disa ditësh nga shira të dendura dhe erëra të forta që kanë detyruar mijëra banorë të evakuohen.