Aktori francez, Gaspard Ulliel, i cili u bë i njohur në botë për rolin e Yves Saint Laurent më 2014, vdiq në moshën 37-vjeçare prej lëndimeve nga një aksident me ski, tha familja e tij në një deklaratë.
“Gaspard Ulliel vdiq në një aksident me ski të mërkurën”, thuhet në deklaratë.
Një nga fytyrat më të spikatura të gjeneratës së tij, Ulliel ishte tashmë në rangun e aktorëve të njohur francezë.
Më pas ai fitoi vëmendjen ndërkombëtare për performancën e tij në “Hannibal Rising” dhe pati një rol kryesor në serialin e ardhshëm televiziv të Marvel “Moon Knight” që do të lansohej në Disney+ në mars.
Ulliel gjithashtu ndoqi një karrierë të suksesshme ndërkombëtare si model.
“Kinemaja franceze ka humbur një talent të madh, plot sharm dhe energji”, ka postuar në Twitter ministri francez i financave Bruno Le Maire./UBTNews/