Leonardo DiCaprio thuhet se tashmë ka nisur një romancë të re pas ndarjes me Camila Morrone, pasi u pa duke festuar me një modele ukrainase 22-vjeçare në St. Tropez.
Si gjithmonë me stilin e jetesës së të pasurve dhe të famshëmve, festimet u zhvilluan në bordin e një varke luksoze, ku modelja në fjalë, Maria Beregova, shkoi pas DiCaprio-s, shkruan Daily Mail.
Sipas mediave, modelja filloi të përdorte mbiemrin e saj të vajzërisë gjatë udhëtimit, pasi u nda nga bashkëshorti i saj, Ahmed Masoud Abdelhafid.
Gazeta raportoi gjithashtu se modelja u rrit në Zvicër, ndoqi një shkollë private dhe aktualisht jeton në Londër, ku po studion për të marrë përsipër biznesin farmaceutik të familjes së saj.
Beregova kishte qëndruar tashmë në St. Tropez për disa netë, duke treguar dhomën e saj luksoze në Villa Belrose, ku një natë kushton 1,220 dollarë./UBTNews/