UBT News

Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina shihet duke darkuar me ish-bashkëshortin Jonny

Angelina Jolie u pa duke u larguar nga një restorant sërish me ish-bashkëshortin e saj Jonny Lee Miller, dhe më pas shkuan në shtëpi së bashku pas darkës në LA, transmeton UBT News.

Ish-çifti u fotografuan duke shijuar një darkë së bashku në Beverly Hills të Kalifornisë.

Ylli i Maleficent ishte veshur me një pallto të zezë dhe taka ndërsa doli në makinën e Miller para se të largoheshin së bashku.

Jolie, 46, dhe Miller, 48, ishin të martuar nga 1996 deri në 1999. Megjithëse ende nuk është konfirmuar ndonjë ribashkim i tyre, ajo gjithashtu është parë së fundi duke ngrënë me yllin e muzikës, The Weeknd./UBTNews/

Exit mobile version