Gigi Hadid ka ndryshuar edhe një herë pamjen e saj.
Modelja, 26 vjeçare, ka reduktuar përplasjet me paparaci pas skandalit të fundit mes Zayn dhe nënës sësaj, Yolanda. Megjithatë, ajo së fundi u pa me një ngjyrë të re bionde platini.
Atë e përcjellte motra e saj, Bella Hadid, të cilat nuk u ndalën për t’u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.
Ndryshimi i supermodeles, vjen paki ajo debutoi me një ngjyrë të errët kafe dhe balluke javën e kaluar, duke marrë mijëra lëvdata për ‘bërjen’ e saj të re.
Gigi duket se po kalon një transformim që kur i dha fund marrëdhënies së saj të trazuar me Malik – me të cilin ndan vajzën 1-vjeçare Khai – pasi nëna e saj.
Megjithatë Malik i ka mohuar vazhdimisht pretendimet e Yolanda Hadid, ndërsa Us Weekly raportoi se Gigi është takuar me avokatët për të diskutuar marrëveshjet e kujdestarisë. Ajo ende nuk e ka adresuar situatën publikisht, por tha përmes një zëdhënësi se është “e fokusuar vetëm në më të mirën për Khai”./UBTNews/