UBT News

Pas Mitajt, Juventusi i vihet pas yllit tjetër shqiptar

Teksa kanë mbetur edhe pak javë për t’u luajtur, Cesena ka bërë një sezon mjaft të mirë në Serie C dhe ka arritur që të sigurojë ngjitjen një kategori më lartë përpara mbylljes së kampionatit.

Protagonist i këtij udhëtimi të suksesshëm është një futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Cristian Shpendin, i cili ka përfunduar në radarin e Juventusit.

20-vjeçari pati një sezon fenomenal dhe për një klub si torinezët që janë shumë të kujdesshëm për talentët në qarkullim, padyshim që emri i tij nuk mund të mungonte, duke parë se deri më tani shifrat e ofruara nga ai janë të jashtëzakonshme. Shpendi me fanellën e Cesena-s ka arritur të shënojë 21 gola dhe 6 asistime në 30 paraqitje në Grupin B të Serie C (kategoria e tretë italiane).

Kështu në rast të transferimit të lojtarit te torinasit, përveç tij mund të fitonte edhe klubi aktual ku luan, Cesena, për arsye se ajo tashmë ka në përbërje një lojtar si ai që mund të sjellë miliona të rëndësishme për mbijetesën ekonomike të klubit.

Vlera e futbollistit në tregun e transferimeve shkon deri në 2 milionë euro dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po e monitorojnë me shumë seriozitet situatën e tij./UBTNews/

Exit mobile version