UBT News

Pas më shumë se 100 filmave, Nicolas Cage heq dorë nga karriera e tij si aktor

US actor Nicolas Cage attends the premiere of "Renfield" in New York City on March 28, 2023. (Photo by ANGELA WEISS / AFP) (Photo by ANGELA WEISS/AFP via Getty Images)

Nicolas Cage së fundmi zbuloi se karrierës së tij filmike i ka ardhur fundi.

“Ndjej se tani, pas një karriere 45-vjeçare dhe më shumë se 100 filmave, kam thënë gjithçka që kam pasur për të thënë përmes kinematografisë. Do të doja të bëja një përkulje dhe të them “Adios””, tha Cage.

“Mendoj se më kanë mbetur edhe tre apo katër filma të tjerë derisa të arrij në atë pikë, dhe më pas shpresoj se do të ndryshoj formatin dhe do të gjej ndonjë mënyrë tjetër për të shprehur aktrimin tim. Do të doja të kisha lënë karrierën time në film kur isha në kulmin tim, me një film si “Dream Scenario”. Por kam kontrata të tjera për të përmbushur, kështu që do të shohim. Do të jem shumë i rreptë dhe i përpiktë kur zgjedh filmat”, shtoi ai.

Ai tha se dëshiron të largohet nga aktrimi sepse dëshiron t’i përkushtohet familjes së tij./UBTNews/

Exit mobile version