Pas shkarkimit nga Marseille në muajin shkurt, ish-trajneri i Milanit dhe Napolit, Gennaro Gattuso po përgatitet për të nisur një aventurë të re.
Gjtihnjë sipas mediave italiane thuhet se trajneri 46-vjeçar mund të marrë drejtimin e një skuadre në vendin e tij.
Gattuso me shumë gjasë do të jetë trajneri i ri i Palermos, e cila garon në Serie B, ku pas rezultateve të dobëta nën drejtimin e Eugenio Corini pritet shkarkimi i tij./UBTNews/