PSG ka shtuar Marcus Rashford në listën e dëshirave për të zëvendësuar Kylian Mbappen, ku ky i fundit pritet të largohet në verë.
Prej disa vitesh Mbappe ishte lidhur me një largim nga “Parc des Princes”, por në fund të këtij sezoni nuk ka më kthim mbrapa.
Sipas një raportimi nga The Times, drejtori sportiv i PSG, Luis Campos, sheh Rashford si zëvendësuesin e francezit.
Sulmuesi i Manchester United është diskutuar për t’u bërë pjesë e parisienëve edhe në verën e 2022. Para se të zgjidhte qëndrimin në “Old Trafford”.
Në sezonin e kaluar, 26-vjeçari ishte protagonisti kryesor i “Djajve të Kuq. Teksa realizoi 30 gola në 56 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Një tjetër kandidat kryesor për t’iu bashkuar kampionëve të Francës në verë është edhe Victor Osimhen i Napolit./UBTNews/