UBT News

Pas kualifikimit, Juventusi mëson kundershtarët eventual në 1/16 në Champions League

Juventusi mbrëmë zyrtarisht është kualifikuar në 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve, duke u pozicionuar në vendin e parë në tabelë, pas fitores së mbrëmshme ndaj Barcelonës (0-3) në Camp Nou.

Porto dhe Sevilla janë dy kundërshtarët e mundshëm të Zonjës së Vjetër, për raundin e parë të fazës së eliminimit direkt, në garën më të madhe për klube.

Atletico Madrid ose Salzburg, Leipizig ose Paris Saint-Germain, dhe Atalanta ose Ajax, mund të jenë kundërshtarët e mundshëm të Bianconerëve.

Fituesit e grupeve

Bayern (GJER, Grupi A)

Manchester City (ANG, Grupi C)

Liverpool (ANG, Grupi D)

Chelsea (ANG, Grupi E)

Borussia Dortmund (GJER, Grupi F)

Juventus (ITA, Grupi G)

Edhe dy skuadra të tjera

Vendet e dyta në grupe

Porto (POR, Grupi C)

Sevilla (SPA, Grupi E)

Lazio (ITA, Grupi F)

Barcelona (SPA, G)

Edhe katër skuadra të tjera

Klubet të cilat i kanë fituar grupet, ndeshjet e para i zhvillojnë në udhëtim dhe ato kthyese në shtëpi./UBTNews

Exit mobile version