Një video e Kylian Mbappe dhe shokëve të tij të skuadrës në PSG duke u tallur me Erling Haaland është shfaqur mes kritikave të bëra ndaj portierit argjentinas Emiliano Martinez për mbajtjen e një kukulle me fytyrën e superyllit francez gjatë festimit të skuadrës për fitoren e tyre në Kupën e Botës në Buenos Aires.
Videoja e Mbappe është e vitit 2020, kur Haaland ishte ende duke luajtur për Borussia Dortmund. Haaland e kishte bërë festën e tij pasi shënoi dy herë në një ndeshje të Champions League kundër parisienëve. Mirëpo, në ndeshjen e kthimit, sapo Neymar shënoi golin e parë, ai imitoi festën e adoleshentit të atëhershëm.
Lojtarët e PSG-së vazhduan talljet e tyre brenda dhomës së zhveshjes dhe e njëjta video po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Shikoni këtu:
Talljet e Martinezit kundër Mbappes po shihen nga disa vëzhgues si përgjigje e tij ndaj komenteve të 24-vjeçarit në lidhje me futbollin e Amerikës së Jugut përpara Kupës së Botës.
Mbappe e kishte konsideruar futbollin evropian si superior ndaj Amerikës së Jugut, duke thënë: “Avantazhi që kemi ne evropianët është se luajmë gjithmonë me njëri-tjetrin dhe kemi ndeshje të nivelit të lartë… Argjentina dhe Brazili nuk e kanë atë nivel të konkurrencës në Amerikën e Jugut, futbolli nuk është aq i zhvilluar sa në Evropë, prandaj fituesit më të fundit të Kupës së Botës kanë qenë evropianë”.
Edhe pse Mbappe bëri një paraqitje të bujshme për skuadrën e tij në finalen e Kupës së Botës, kjo nuk mjaftoi për t’i siguruar atyre titullin e dytë radhazi të Kupës së Botës./UBTNews/