UBT News

Pas komenteve të Zelensky-t në OKB, Polonia thërret ambasadorin ukrainas

Ministria e Jashtme e Polonisë ka thirrur ambasadorin ukrainas për komentet e bëra dje nga Volodymyr Zelenskyy në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ministria e Jashtme tha se përcolli “protestën e fortë” të palës polake kundër deklaratave të Zelensky-t “duke pretenduar se disa vende të BE-së shtiren solidaritet ndërsa indirekt mbështesin Rusinë”.

Në fjalimin e tij të djeshëm, Zelenskyy tha se “teatri politik” rreth importeve të drithërave – të cilat Polonia, Hungaria dhe Sllovakia e kanë ndaluar nga Ukraina – vetëm se po e ndihmon Moskën./UBTNews/

Exit mobile version