UBT News

Pas koleksionit me Versace, Fendi tani vjen në bashkëpunim me Kim Kardashian

Kim Jones dhe Kim Kardashian kanë zbuluar imazhet e para nga koleksioni i tyre surprizë, transmeton UBT News.

Në shtator, stilisti i markës Fendi zbuloi një bashkëpunim të suksesshëm me Donatella Versace, i cili ishte paralajmëruar vetëm me disa thashetheme – fillimisht i nxitur nga një postim në Instagram që kishte postuar Kim Kardashian. Në atë kohë nuk dihej se çka po ndodhte, megjithatë tani gjithçka është zbuluar!

Shtëpia e modës Fendi dhe ajo Skims në Wyoming po bëhen bashkë në një bashkëpunim të parë të llojit të saj, i cili do të nisë zyrtarisht më 9 nëntor.

Gjysma e koleksionit është vendosur përmes tonaliteteve nude të Fendi-t, ndërsa tjetra është në nuanca rozë./UBTNews/

Exit mobile version