UBT News

Pas Juventusit edhe skuadra e Premier League po e ndjek mesfushorin e Atalantas

Javë më parë u raportua se mefushori i Atalantas, Teun Koopmeiners po ndiqet me shumë interes nga Juventusi.

Sipas raportimeve të mediave italiane, së fundmi edhe një skuadër nga Premier League ka filluar ta ndjek mesfushorin holandez. Bëhet fjalë për skuadrën e Chelseat e cila është gati t’i ofrojë klubit bergamas një ofertë mjaft joshëse, e cila arrin vlerën e 60 milionë eurove.

Koopmeiners më parë ishte aktivizuar te AZ Alkmaar ku më pas, në verën e vitit 2021 u transferua në kampionatin italian, te Atalanta për shumën e 14 milionë eurove./UBTNews/

Exit mobile version