Kushërira e Hailey Bieber, Ireland Baldwin,i ka dalur së fundmi në mbrojtje ciftit pas incidentit të tyre t në “Met Gala”.
Kur Justin dhe Hailey mbërritën në tapetin e kuq, disa njerëz filluan të bërtisnin emrin e ish partneres së Justin, Selena Gomez, duke vënë në siklet dyshen.Mirëpo, kushërira e Hailey ka treguar se pavarësisht ngjarjes së ndodhur ,ata nuk u prekën fare nga turma.”Ata janë një nga ciftet më të lumtur dhe më të dashuruar që kam pasur ndonjëherë shansin të kem pranë. Ata nuk shqetësohen për thirrjet.”, u shpreh ajo për mediat. Bieber ka qenë në një lidhje të komplikuar me Gomez. Romanca e tyre mori fund përfundimisht në vitin 2018 dhe më vonë këngëtari u martua në fshehtësi me modelen.