UBT News

Pas incidentit ku vdiqën tetë persona në stadium, ndryshohet vendi i çerekfinales në Kupën e Afrikës

Ndeshja e radhës në Kupën e Afrikës e cila ishte e paraparë që të zhvillohet në stadiumin “Olembe” në Kamerun do të ndryshojë stadium, pas incidentit të mbrëmshëm ku kanë mbetur të vdekur tetë persona, ndërsa është raportuar për lëndime të shumta.

Presidenti i Konfederatës së Futbollit të Afrikës (CAF), Patrice Motsepe, ka bërë thirrje që sa më shpejtë të fillojnë investigimet për këtë fatkeqësi, për të cilën tha se është shkaktuar nga arsye të pashpjegueshme.

Tragjedia në fjalë ka ndodhur mbrëmë, ku tifozët e kishin pasur tejet të vështirë që të hynë në stadium për ndeshjen mes Kamerunit dhe Comoros, ndeshje kjo që ishte e vlefshme për fazën eliminatore të kësaj gare.

Ishte paraparë që në stadiumin “Olembe”, në të cilin ndodhi kjo tragjedi, të zhvillohen edhe tre ndeshje të tjera, duke përfshirë këtu edhe finalen e cila zhvillohet më 6 shkurt.

Por në një konferencë emergjente për media, Motsepe tha që të paktën ndeshja e radhës që zhvillohet në këtë stadium, të zhvillohet në një vend tjetër.

“Ndeshja e së dielës nuk do të zhvillohet, por do të zhvillohet në stadiumin Ahmadou Ahidjo, i cili është këtu në Yaounde”, tha Motsepe.

“Ndërkaq, ndeshja e cila ishte paraparë që të zhvillohet në atë stadium nuk do të zhvillohet deri sa të zbardhet rasti në fjalë, nga i cili shumë persona u lënduan dhe humbën jetën”, shtoi më tej presidenti i CAF.

Po ashtu, Motsepe e cilësoi këtë tragjedi të pashpjegueshme, duke lënë fajtorë pakujdesinë dhe dështimet e ndryshme para ndeshjes.

Exit mobile version