Chelsea e konfirmoi shkallën e lëndimit të Armando Brojës, ku ylli shqiptar do ta humb pjesën e mbetur të sezonit.
Broja ka këputur ligamentin në gjurin e tij të djathtë, dhe si pasojë e kësaj tani do t’i nevojitet operimi.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë ylli shqiptar, i cili tha se është i shkatërruar që po e mbyll vitin 2022 në këtë mënyrë.
“I shkatërruar që po e mbyll vitin 2022 në këtë mënyrë”, tha Broja duke konfirmuar se i nevojitet operimi pas këputjes së ligamentit.
Skuadra e Chelseat është optimiste se Broja do të rikthehet në fillim të sezonit 2023/24, ku periudha e rikuperimit të tij pritet të marr gjashtë deri në shtatë muaj.