UBT News

Pas humbjes ndaj Arsenalit flet Rangnick: Gjasat e United për Ligë të Kampionëve janë shuar

Shpresat e Manchester Unitedit për tu kualifikuar për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve tani janë shuar, ka thënë trajneri i përkohshëm i gjigantit anglez, Ralf Rangnick.

Fitorja e sotme e Arsenalit si vendas me rezultat 3:1 kundër United i dërgon londinezët në plus gjashtë pikë diferencë ndaj “Djajve të Kuq”, ku këta të fundit tani zënë vendin e gjashtë në tabelë, përcjell KosovaPress.

Arsenali tani ka edhe pesë ndeshje për t’i zhvilluar deri në përfundim të këtij sezoni, për krahasim me United që ka vetëm katër sosh, ndërsa pritet që të humbin për të tretin vit me radhë garën më të rëndësishme evropiane.

“Për mua, edhe para ndeshjes nuk kishte shumë gjasa, por pas ndeshjes së sotme gjasat janë shuar, po”, tha Rangnick për gjasat e United që të përfundojë në Top 4.

Në ndeshjen e sotme, Arsenali e mposhti Manchester Unitedin me rezultat 3:1, me ndihmën e golave të Tavares, Saka dhe Xhaka, kurse golashënuesi i golit të vetëm te “Djajtë e Kuq” ishte Cristiano Ronaldo.

Exit mobile version