UBT News

Pas Haaland, këto pritet të jenë dy transferimet e reja të Cityt

Kampioni anglez, Manchester City, e filloi merkaton verore duke siguruar dy sulmues, respektivisht Erling Haaland nga Borussia Dortmundi dhe Julian Alvarez nga River Plate. Por krerët e Cityt nuk do të ndalen me kaq, pasi që po synojnë të bëjnë përforcime edhe në repartet e tjera, si në atë të mesfushës dhe në atë të mbrojtjes.

Tani, siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, City është duke punuar që të nënshkruajë me mbrojtësin e Brightonit, Marc Cucurella.

Oferta e parë zyrtare për Cucurellan do të bëhet së shpejti drejt Brightonit, ku ky i fundit sipas spekulimeve që po qarkullojnë, do të kërkojë afro 50 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit spanjoll.

Ndërkaq, përforcimi tjetër që po e kërkon kampioni anglez është mesfushori i Leeds United, Kalvin Phillips.

Phillips po konsiderohet të jetë zëvendësimi kryesorë i mesfushorit Fernandinho, i cili është konfirmuar se këtë verë largohet nga “Etihad”, kur edhe i skadon kontrata e tij me klubin.

Exit mobile version