UBT News

Pas Gerrardit, edhe Lampard mund të emërohet trajner në Premier Ligë

Të enjten Aston Villa e ka zyrtarizuar Steven Gerrardin si trajner të ri pas rezultateve shumë të dobëta deri një javën e 11 të kampionatit anglez.

Por, ish-mesfushori i Liverpoolit mund të mos jetë i vetmi që angazhohet si trajner në Premier Ligë gjatë kësaj jave pas që rrugën e tij mund ta ndjekë edhe bashkëlojtari i tij në Angli, Frank Lampard.

Sipas “talkSport”, skuadra e Norwich Cityt e cila ka vetëm pesë pikë pas 11 ndeshjeve dhe është e fundit në tabelë, ka shprehur interesim për ta angazhuar ish-trajnerin e Chelseat, përcjellë KosovaPress.

Një mbështjetje për Lampardin për t’u rikthyer si trajner ka ardhur nga portieri Petr Cech i cili ka thënë se Lampard e do shumë futbollin dhe ka cilësi për ta drejtuar një skuadër në Premier Ligë.

“Ai i ka të gjitha cilësitë për të qenë trajner i Premier Ligës. Nëse dikush është i interesuar dhe vjen për të folur me të, nëse ata kanë projektin e duhur për Frankin, ai e do futbollin dhe e do stërvitjen me të njëjtin pasion që kishte për të luajtur. Nuk jam i befasuar që emri i tij po shfaqet tani dhe do të jetë vetëm çështje kohe para se të kthehet në Premier Ligë”, tha Cech.

Exit mobile version