Pas gati dy javësh jashtë vendit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kthehet sot.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kujtojmë se Kurti me 8 korrik udhëtoi drejt Greqisë si pjesë e “Symi Simpoziuimit” në të cilën morrën pjesë politikanë nga mbarë bota.
Pas shtetit grek, Kurti udhëtoi drejt Francës për të qenë pjesë e Festivalit të Kanës, si mbështetje për filmin “Pa vend” për “Palmën e Artë”. Sidoqoftë, ky film nuk arriti të rrëmbejë çmimin, njofton Klan Kosova.