UBT News

Pas gati 3 dekadash, Tupac nderohet me një yll në Walk of Fame

Tupac Shakur mori një yll në Hollywood Walk of Fame vetëm disa ditë para ditëlindjes së legjendës së hip-hop-it.

Motra e reperit të ndjerë, Sekyiwa “Set” Shakur, e pranoi yllin në emër të familjes së tyre.

“Që nga hera e parë që shkeli në këtë skenë të Teatrit Apollo në moshën 13-vjeçare, përpara se dikush t’ia njihte emrin, ai e dinte se kishte ëndërr të kishte një yll këtu në Walk of Fame”, tha ajo.

Reperit të ndjerë iu dha ylli i 2758-të në Walk of Fame. Ditëlindja e tij është më 16 qershor.

Shakur, një nga figurat më të njohura të hip-hop-it, vdiq në vitin 1996 nga plagët me armë zjarri në moshën 25-vjeçare. Karriera e tij zgjati vetëm pesë vjet, por ai shiti më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën me albumin “All Eyez on Me, e cila ishte e mbushur me hite, përfshirë “California Love”, “I Ain’t Mad at Cha” dhe “How Do U Want It”./UBTNews/

Exit mobile version