Bella Hadid dhe i dashuri i saj, Marc Kalman, janë ndarë pas dy vitesh lidhje.
“Ata ishin shumë të dashuruar, por marrëdhënia përfundimisht shkoi në rrjedhën e saj dhe ata vendosën t’i jepnin fund gjërave”, tha një burim për ET.
“Bella është një person shumë i mirë, por lufton me presionet e famës. Ajo është përpjekur të kujdeset për veten që nga ndarja e tyre”.
Një burim tha se Hadid dhe drejtori i artit e ndërprenë lidhjen diku në pranverë.
Ndarja e modeles vjen pasi ajo përballet me probleme shëndetësore që e shtynë atë të marrë “kohë pushimi” për të trajtuar sëmundjen e saj Lyme.
26-vjeçarja thuhet se ka marrë “trajtim të përditshëm” për “katër muajt e fundit”. Disa raporte kishin pretenduar gabimisht se Hadid ishte në rehabilitim për shkak të drogës dhe alkoolit./UBTNews/