UBT News

Pas dorëheqjes nga Lazio, Sarri vërshohet nga ofertat

Kanë kaluar dy javë që kur Maurizio Sarri dha dorëheqje nga Lazio dhe menjëherë në drejtim të trajnerit italian kanë vërshuar ofertat.

Më e fundit ka ardhur nga Premier League. Bëhet fjalë për Nottingham Forest, që i ka vënë në tavolinë një kontratë 3-vjeçare me pagë mjaft të mirë, megjithatë nuk ka mjaftuar për të bindur Sarrin.

Trajneri duket i vendosur të pushojë deri në fund të sezonit dhe të vendosë me qetësi të ardhmen e tij, teksa gjasat janë që të mbetet në Serinë A, aty ku Fiorentina është klubi që ka bërë edhe kontakte konkrete.

Sarri ka drejtuar në Premier League Chelsean, ku ia doli të triumfojë edhe në Europa League, duke lënë një emër pozitiv në kampionatin anglez./UBTNews/

Exit mobile version