Një varg incidentesh të fundit kanë ngjallur shqetësime në rrethin e ngushtë të Cara Delevingne me disa nga miqtë e saj që i kërkonin yllit të shkojë në rehabilitim.
Mirëqenia e Delevingne është bërë një temë shqetësuese për ata që janë më afër yllit me disa nga miqtë e saj të shqetësuar për sjelljet e saj të fundit.
Sipas burimeve të TMZ pranë yllit thonë se ata duan që ajo patjetër të shkojë në rehabilitim, duke treguar gjithashtu se ajo është duke luftuar me shëndetin mendor edhe me problemet e abuzimit me substanca.
“Po flitet për organizimin e një lloj ndërhyrjeje për t’u siguruar që Cara të marrë ndihmën që mund të ketë nevojë”, tha burimi i brendshëm për TMZ.
Kohët e fundit ylli është parë duke vepruar në mënyrë të çrregullt në aeroportin Van Nuys të Los Anxhelosit pas pjesëmarrjes së saj në festivalin Burning Man.
Margot Robbie një nga miqtë e saj që u pa tejet e shqetësuar pas një vizite që i bëri Cara-s. Sipas raportit të TMZ, Robbie, e cila luajti bashkë me Delevingne në filmin Suicide Squad, u fotografua duke dalë nga shtëpia e Delevingne në lot me incidentin që tregonte më tej se gjithçka mund të mos ishte mirë./UBTNews/