UBT News

Pas Christensen, Barcelona arrin marrëveshje me yllin e Milanit

Siç raportohet nga gazetari i njohur i futbollit Fabrizio Romano, gjigandi katalunas Barcelona ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Chelseat Andreas Christensen, që ky i fundit të transferohet si lojtar i lirë në “Camp Nou”.

Pas kësaj marrëveshjeje, Barça thuhet se është shumë pranë transferimit të radhës, ku sipas “Sport”, mesfushori i Milanit Frack Kessi do t’i bashkohet “Blaugranëve” si lojtar i lirë këtë verë.

Kessie do të largohet nga “San Siro” në fund të këtij sezoni, dhe tani raportohet se ka arritur marrëveshje të plotë që të bashkohet nga sezoni i ardhshëm Barcelonës.

Në 29 paraqitje në të gjitha garat për Milanin, Franck Kessie ka arritur të regjistrojë gjashtë gola dhe një asistim mbi emrin e tij.

Exit mobile version