Ka përfunduar gjithçka në stadiumin “Wembley” të Londrës, ku gjiganti anglez Liverpool ka arritur të shpallet kampion i FA Cup.
Pas plot 120’ minutave lojë të zhvilluar, pamë një ndeshje tejet të bukur, ku më pas fituesi duhej të përcaktohej me ndihmën e penalltive.
Në fazën e penalltive, “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp arritën të triumfojnë me shifrat 6:5, ku për Chelsean dështuan të shënonin Azpilicueta e Mount, kurse te Liverpooli ishte vetëm senegalezi Sadio Mane ai i cili nuk arriti ta mposhte Mendyn.
Me triumfin e sotëm, Liverpooli tani barazon Chelsean me trofe të FA Cup, me gjithsej tetë sosh të fituara.
Rezultati final i ndeshjes është 0:0.
Rezultati pas penalltive është 6:5 në favor të Liverpoolit.