Pas Bebe Rexhës, edhe këngëtarja tjetër shqiptare, e njohur ndërkombëtarisht, Ava Max është sulmuar në skenë gjatë një interpretimi.
Ajo është goditur të martën me shuplakë nga një person në skenë, gjatë një interpretimi në Los Angeles. Në videon e publikuar në rrjete sociale, shihet se edhe pas sulmit, Max vazhdon interpretimin.
Përmes një postimi, Max ka treguar se është goditur në pjesën e brendshme të syrit.
“Më goditi aq fort sa më gërvishti pjesën e brendshme të syrit. Ai nuk do të jetë pjesë e asnjë shfaqjeje asnjëherë më. Megjithatë, faleminderit fansave që ishit sonte në LA!”, ka shkruar Max në Twitter.