Pas Arsenalit, edhe skuadra tjetër angleze, Tottenhami është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Franck Kessie, i cili është pjesë e Milanit.
Sajti italian “Calciomercato” ka shkruar të martën se Tottenhami tashmë ka kontaktuar ekipin italian dhe i ka ofruar 40 milionë euro për transferimin e Kessie në janar.
Mesfushori 23-vjeçar pëlqehet nga trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho që e sheh Kessien si të rëndësishëm për ekipin e tij që këtë sezon po synon titullin e kampionit në Premier League.
Kessie këtë edicion është ndër lojtarët më të dalluar te Milani, duke shënuar katër gola dhe asistuar tri herë në 17 paraqitje. Ai ka kontratë me Milanin deri në vitin 2022./UBTNews