Bashkëshorti rumun i Angela Martinit, Dragos Savulescu, është arrestuar gjatë pushimeve në Greqi.
Teksa mediat shkruanin për të rejat, Angela ka qëndruar në heshtje dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë, deri tani në InstaStory.
Ajo ka publikuar një fotografi me mbishkrimin ‘Besa’, duke na lënë të nënkuptojmë se nuk do të heqë dorë nga burri i saj Dragos Savulescu.
Vitin e kaluar, në një postim ku Dragos i uron ditëlindjes modeles shqiptare, ndër të tjerash ai kishte shkruar: “Vitin e fundit, unë pashë një nder dhe forcë tek ti që nuk e pashë në 1000 burra të gjithë së bashku! Unë pashë Besën e vërtetë!
Ti më dëshmove mua dhe të gjithëve dashurinë tënde që është jashtë kësaj bote dhe besnikërinë tuaj që është përtej!”/UBTNews