Mbretëresha Elizabeth II i ka hequr të gjithë titujt ushtarakë dhe patronazhet mbretërore Princit Andrew, transmeton UBT News.
Princi Andrew, 61 vjeç, gjithashtu do të ndalojë përdorimin e titullit të “Lartësisë së Tij Mbretërore”, tha një burim mbretëror.
Kjo lëvizje vjen pasi ai përballet me akuzat për sulm seksual nga znj. Virginia Guiffre – pretendime të cilat ai vazhdimisht i ka mohuar.
Pallati Buckingham tha në një deklaratë, “Me miratimin dhe marrëveshjen e Mbretëreshës, përkatësitë ushtarake të Dukës së Jorkut dhe patronazhet mbretërore i janë kthyer Mbretëreshës”.
Të enjten, një letër e nënshkruar nga më shumë se 150 veteranë të Marinës Mbretërore, RAF dhe Ushtrisë u lëshua duke i kërkuar Mbretëreshës t’i hiqte Princit Andrew tetë titujt e tij ushtarakë britanikë./UBTNews/