UBT News

Pas Afganistanit, Koreja Jugore debaton për masat që duhet t’i marr nëse Amerika tërhiqet

Pasi forcat amerikane u tërhoqën nga Afganistani, ku më pas talibanët nuk e patën të vështirë të marrin kontrollin, ani pse aty ndodhej ushtria e përgatitur plotësisht, vendet e tjera të cilat po ashtu janë të sigurta falë pranisë së ushtrisë amerikane, kanë filluar të mendojnë së çfarë do të bëjnë nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të tërhiqen nga vendet e tyre.

Zëra me frikë dhe paramendime kanë filluar të përhapen edhe në Korenë e Jugut, vend që është gjithmonë në kërcënim nga ajo e Veriut, por që qëndron ende e sigurt falë pranisë së forcave amerikane.

“Tërheqja e SHBA-së nga Afganistani nënvizon nevojën që Koreja e Jugut të sigurojë shpejt kontrollin operacional të luftës të trupave të saj nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë një udhëheqës i partisë Demokratike në pushtet, të kombit të Azisë Lindore.

Humbja e qeverisë afgane pas tërheqjes së forcave amerikane ka ndezur debat mbi fuqinë e angazhimeve amerikane në vende të tilla si Tajvani dhe Koreja e Jugut.

Që nga Lufta Koreane e viteve 1950-1953, ushtria amerikane ka ruajtur autoritetin për të kontrolluar qindra mijëra forca të Koresë së Jugut, së bashku me afërsisht 28.500 trupa amerikane në vend.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, e ka bërë marrjen e kontrollit operacional, të quajtur Opcon, të forcave të përbashkëta me një qëllim kryesor mbrojtjen e vendit, por vonesat nga pandemia COVID-19 dhe çështje të tjera, duket se e kanë bërë të pamundur.

“Ne duhet ta marrim krizën në Afganistan si një shans për të forcuar aftësinë e vetëmbrojtjes përmes transferimit të Opcon”, tha Song Young-gil, shefi i partisë Demokratike.

“Aleanca Kore-Jugore-SHBA ishte e nevojshme jo vetëm për të kundërshtuar Korenë e Veriut, por për të ruajtur ekuilibrin e fuqisë dhe paqes në Azinë verilindore”, tha Song.

“Por, ne gjithashtu duhet të kemi qëndrimin për të nxitur vetëmbrojtjen bashkëpunuese, që ne të mbrojmë vendin tonë vetë, prandaj ne duhet të marrim përsipër transferimin e Opcon sa më shpejt të jetë e mundur”.

Exit mobile version