Yjet e filmave të Harry Potter do të ribashkohen dy dekada pas publikimit të filmit të parë – “Harry Potter and the Sorcerer’s Stone” – për një speciale televizive për përvjetorin, që do të transmetohet në janar të vitit 2022, përcjell UBT News.
Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint, të cilët luanin treshen e miqve më të mirë Harry, Hermione dhe Ron, u bënë të njohur në ekran kur filluan si fëmijë aktorë në setin e famshëm të shkollës Hogwarts.
Tani në të 30-at e tyre, ata do t’u bashkohen anëtarëve të kastit dhe krijuesve të filmave për një vazhdimësi nostalgjike televizive. Megjithatë, autorja e njohur britanike J.K. Rowling, e cila shkroi librat ku bazohen filmat dhe ka punuar ngushtë me producentët e filmit, do të mungojë në formacion.
Specialja “Harry Potter 20th Anniversary: Return to Hogwarts”, do të japë intervista të aktorëve dhe momente nga prapaskenat nga tetë filmat dhe shpreson të “nderojë magjinë pas krijimit të filmave”, sipas Warner Bros.
Ai do të transmetohet në ditën e Vitit të Ri në HBO Max, transmeton UBT News.
Sa i përket mungesës së autores Rowling, ajo shkaktoi një “stuhi” në mediat sociale kur ndau opinionet e saj mbi çështjet transgjinore, dhe disa nga komuniteti LGBTQ e akuzuan atë për transfobi.
Rowling ka thënë se ajo mbështet të drejtat trans, por nuk besonte në “fshirjen” e konceptit të seksit biologjik. Ajo tha gjithashtu se nuk pranoi të “përulej” para një lëvizjeje që kërkon “të shkatërrojë ‘gruan’ nga një klasë politike dhe biologjike”.
Ekipi i filmit i bazuar në librat e Rowling filloi në vitin 2001 dhe filmi i fundit, ““Harry Potter and the Deathly Hallows – Pjesa 2”, u publikua në vitin 2011. Filmat kishin suksese të mëdha të jashtëzakonshme që arrinin në më shumë se 7 miliardë dollarë në arkat globale./UBTNews/