Për herë të parë në pothuajse 14 vjet, Britney Spears më në fund mund të nënshkruajë dokumentet për veten e saj dhe të kontrollojë financat, përcjell UBT News.
E kjo u bë e mundshme pas përfundimit të konservatorit të saj.
Sipas Variety, gjyqtarja Brenda J. Penny ia dha këto të drejta Spears në një seancë dëgjimore të mërkurën.
Pas seancës, jashtë gjykatës avokati i Spears tha se ndërsa kjo fitore për Spears është e vogël, gjyqtari i ka dhënë asaj fuqinë për të nënshrkuar vetë dokumentet, që do të thotë “ajo ka fuqinë të bëjë gjithçka që dëshiron të bëjë”.
Rosengart gjithashtu pretendoi se babai i këngëtares nuk bashkëpunoi me kërkesat e tij për disa dokumente që mendon se do të “hedhin dritë në lidhje me abuzimet e tij dhe sjelljen e supozuar”. Ai shtoi se nëse babai i Spears nuk i plotëson kërkesat e tij, firma e tij do t’i shërbejë atij një depozitë./UBTNews/