UBT News

Pas 10 vitesh rikthehet në shtëpi mozaiku 1700 vjeçar i gjetur pranë Tel Avivit

Një mozaik romak dyshemeje jashtëzakonisht i ruajtur mirë, që tregon një diversitet të pasur peshqish, kafshësh, zogjsh dhe anijesh, është rikthyer në vendin ku u gjet për herë të parë në një periferi të Tel Avivit pas një turneu dhjetëvjeçar në disa prej muzeve më të njohur në botë.

Mozaiku 1700 vjeçar, i periudhës së vonë romake, u zbulua në vitin 1996 gjatë punimeve të ndërtimit të autostradës, por nuk u ekspozua deri në vitin 2009, kur u dhuruan fonde të mjaftueshme për ruajtjen e tij.

Mozaiku shumëngjyrësh, 17 metra i gjatë dhe rreth 9 metra i gjerë, mund të ketë shërbyer si kati i holl i një pallati në një lagje të pasur të Lodit, afër asaj që tani është Tel Aviv, tha Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit në nje deklarate.

“Pronari ishte ndoshta një tregtar shumë i pasur, sepse ai udhëtoi nëpër botë dhe pa gjëra, si të gjitha anijet dhe peshqit e ekspozuar në mozaik”, tha arkeologu Hagit Torge nga Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit./UBTNews/

Exit mobile version