UBT News

Partneri i Sandra Bullock vdes pas një beteje trevjeçare me ALS

Bryan Randall, partneri afatgjatë i aktores Sandra Bullock, ka vdekur pas një beteje trevjeçare me sklerozën laterale amiotrofike (ALS).

Lajmin e ka bërë të ditur familja e 57-vjeçarit përmes një deklarate për revistën amerikane People.

Familja tha se fotografi “zgjodhi herët për ta mbajtur private betejën e tij me ALS”.

“Në këtë kohë ne kërkojmë privatësi për t’u pikëlluar dhe për të pajtuar me pamundësinë për t’i thënë lamtumirë Bryan”.

ALS, forma më e zakonshme e sëmundjes së neuroneve motorike, është një sëmundje neurodegjenerative progresive e cila bën që qelizat nervore të specializuara në tru dhe palcën kurrizore të ndalojnë së punuari siç duhet./UBTNews/

Exit mobile version